Partia Socialiste i besoi ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, detyrën e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore.
Menjë herë pas këtij vendimi të Kryesisë së PS-së të marrë sot, reagoi zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila e cilëson këtë vendim si rikonfirmim të vullnetit të kryemiminstrit për zgjedhje të blera dhe të kapura.
“Modeli i zgjedhjeve te Dibres, modeli i blerjes se votes, i krimit, i intimidimit te votuesve, i parave te pista ne fushate, eshte modeli qe kerkon Rama per gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme! Personi qe duhet te ishte ne burg po te hetohej dosja 184, sot merr stafeten te jete ne krye te reformes zgjedhore! Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin”, shkruan Zhupa në një postim në facebook.

Postimi i plotë
Damian Gjiknuri, sekretar për reformën zgjedhore në PS!!!
Modeli i zgjedhjeve te Dibres, modeli i blerjes se votes, i krimit, i intimidimit te votuesve, i parave te pista ne fushate, eshte modeli qe kerkon Rama per gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme!
Personi qe duhet te ishte ne burg po te hetohej dosja 184, sot merr stafeten te jete ne krye te reformes zgjedhore!
Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin.
Ky model do shkulet nga qytetaret qe po tregojne cdo dite e me shume qe jane shumica, qe nuk kane frike nga diktatori i ri, qe do rikthejne demokracine ne kete vend.
Nuk do kete me zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”!
Opozita dhe qytetaret e bashkuar kane per te fituar betejen per demokraci.