Flash

Arrestohet ish-shefi i policisë në Vlorë

Lapsi.al 18 March 2019
Arrestohet ish-shefi i policisë në Vlorë

Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Renato Avdyli, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ai ishte shpallur në kërkim për kultivim droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Avdyli ishte shef policie në qytetin e Vlorës.

"Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë." - njofton policia.

Të këshilluara

Kriza politike, PS mbledh sot kryesinë

Partia Socialiste do të mbledhë sot kryesinë e saj. Burime nga selia rozë kanë bërë me dije se mbledhja e kryesisë pritet të fillojë rreth orës 9:00 të mëngjesi...

09:35

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI