Flash

Tentuan t'i hidhnin bojë Veliajt, studenti: Na ushtruan dhunë në bodrumin e Bashkisë

Lapsi.al 17 March 2019
Tentuan t'i hidhnin bojë Veliajt, studenti: Na ushtruan dhunë

Një nga dy studentët që tentuan të hedhin bojë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar në komisariatin numër 1 në Tiranë, dhunën e ushtruar ndaj tij dhe bashkëmoshatarit të tij në ambientet e bashkisë së kryeqytetit.

Studenti, Gëzim Almeta është shprehur se pasi tentuan të njollosin me bojë Veliajn ai dhe shoku i tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.

“Jam sulmuar dhe më kanë rrahur brutalisht. Kanë qenë efektivë të RENEA, FNSH dhe Shqiponjave. Pasi më kanë rrahur më kanë tërhequr zvarrë në bodrumin e bashkisë  Tiranë. Më kanë dhunuar bashkë me një shok timin për 20 minuta.

Pastaj më shoqëruan në komisariat forcat “Shqiponja”, më goditën pas shpine me grushta. Në komisariat e konstatuan dhunën dhe nuk bënë asnjë reagim. Nuk pranuan denoncimin tim. E drejta për të protestuar është në çdo vend demokratik. Protesta jonë vazhdon. Ky është një person që ka abuzuar prej vitesh  me kartat e studentit”, tha ai.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI