Personi i arrestuar nga policia, që ishte në kërkim prej tri vitesh për kultivim kanabisi, dhe “Grup i strukturuar kriminal” është ish-polici Renaldo Avdulaj.
Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, masë kjo e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Për të informacionet e Policisë kanë qenë shumë të rezervuara, është dënuar rreth tre vjet më parë dhe pikërisht në datë 1 tetor të vitit 2016, ndërsa prej marrjes së masës së sigurisë kishte mundur t’i shpëtonte Policisë dhe të fshihej, ndërsa vetëm në orët e para të ditës së diel është bërë i mundur arrestimi tij.
Mësohet se 38-vjeçari ndodhej në Vlorë në momentin kur blutë kanë siguruar informacionet e nevojshme për vendndodhjen e tij, duke ndërhyrë dhe më pas arrestuar këtë të fundit.
Nga këta të fundit mësohet se i riu ka qenë nën vëzhgim nga blutë e Vlorës deri në ndërhyrjen për arrestimin e tij. Policia e Vlorës nuk ka dhënë detaje të tjera rreth 38- vjeçarit, madje as emrin, por vetëm inicialet, ndërsa mësohet se fillimisht materialet në ngarkim të 38-vjçcarit i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Nga burime të policisë mësohet se më pas çështja do t’i kalojë sërish Gjykatës së Krimeve të Rënda, aty ku edhe tre vjet më parë 38- vjeçari nga Vlora ka marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”, me akuzën për kultivim të bimëve narkotike dhe strukturimit të grupit kriminal.
Ai akuzohet se ka qene pjese e grupit te Taulant Haxhirajt, i cili u evidentua në tetor të vitit 2016, në një operacion ku u gjetën në total rreth 2.5 tonë kanabis.

DOSJA “Treblova”
Hetimet për dosjen “Treblova” u kryen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Antimafien e Leçes. Gjithashtu, ka dyshime se grupi i Treblovës ka bashkëpunuar me atë të Habilajve.
Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili bashkëpunonte ngushtë me ish-punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej shpërndarjen e lëndës narkotike.
Nga hetimet e kryera rezulton e provuar se, të akuzuarit, në mënyrë të organizuar kanë kultivuar bimë narkotike në disa zona të rrethit Vlorë. Droga dyshohet se transportohej drejt Italisë. Të përfshirë në këtë trafik droge dyshohet se janë shtetasit: Taulant Haxhiraj, Renato Avdyli, Shkëlqim Koçiaj, Reshat Radhima, Xhovalin Baço, Marjus Barjami. Gjithashtu, për “moskallëzim” krimi janë nën akuzë Klajdis Imeri dhe Anis Pajo.