Flash

Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë (FOTO)

Lapsi.al 18 March 2019
Tritol shtyllës së tensionit të lartë në

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në një nga shtyllat pranë fabrikës së çimentos e për pasojë njëra këmbë është dëmtuar.

Ende nuk dihen autoret e kësaj ngjarjeje por kjo nuk është hera e parë që kësaj shtylle iu vendoset tritol. Ndërkohë Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali reagoi për këtë ngjarje në Tëitter:

"Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 Kë në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit!" 

Ndërsa Taulant Balla reagoi duke shkruar në Facebook se aktet e dhunës të komanduara nga Lulzim Basha Basha dhe Sali Berisha, si rikthimi i sotëm tek triotoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

Të këshilluara

Zjarr i madh tek Piramida në Tiranë

Vetëm pak momente më parë shtëllunga të zeza tymi janë ngritur në qiellin në Tiranë. Zjarri duket se është pranë Piramidës në qendër të kryeqytetit. Ende nuk...

15:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI