Flash

Kreu i Komisionit të Venecias: Nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese përfiton qeveria

Lapsi.al 18 March 2019
Kreu i Komisionit të Venecias: Nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Deputetë dhe ekspertë diskutuan sot për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE dhe problemet që ato kanë me zbatimin e ligjit. Dëgjesa e përbashkët u zhvillua në Bruksel mes Komisionit për Punët e Jashtme dhe atij të Drejtësisë dhe Punët e Brendshme.

“Para se të aderojnë në Bashkimin Evropian, secili vend kandidat duhet të përmbushë të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit, të cilat janë rregullat themelore që përcaktojnë nëse një vend ka të drejtë të bashkohet me bllokun apo jo”, - thanë deputetët.

Mes të ftuarve ishte edhe Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Evropian, dhe Gianni Buquiçhio, President i Komisionit të Venecias. Danielsson, i cili vizitoi Tiranën pak ditë më parë, komentoi se sundimi i ligjit është një vlerë themelore dhe thelbësore dhe se një vend duhet të respektojë dhe të promovojë vlerat e përbashkëta duke përfshirë sundimin e ligjit. Ndërsa vërejmë se ka pasur disa përmirësime në rajon, përmirësimi ka qenë I kufizuar dhe disa nga vendet kanë bërë hapa pas dhe jo përpara

“Shumë vende që dëshirojnë të bashkohen me BE janë larg arritjes së kritereve dhe në disa prej tyre kemi kthim mbrapa”, - tha ai, duke shtuar se shtetet kandidate, si Shqipëria, duhet të tregojnë vendosmëri për të ecur përpara me proceset e anëtarësimit në BE.

Presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio tha se Gjykatat Kushtetuese duhet të jenë të pavarura, në mënyrë që ata të mbrojnë sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se politikanët janë të prirur t’i sulmojnë këto gjykata, kur nuk u pëlqen gjykimi. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kjo ka rezultuar në situata ku ligje antikushtetuese, nga të cilat përfiton qeveria janë miratuar pa pasur mundësi për ankimim, në dëm të vendit dhe sundimit të ligjit.

Buquicchio shtoi se prania e sundimit të ligjit duhet të jetë një “element kyç” për të vendosur, nëse një vend pranohet në BE. Vendet aktuale kandidate për në BE janë Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Kandidatët e mundshëm janë Bosnja-Hercegovina dhe Kosova. /marrë nga European Western Balkans

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI