Familjarët e Jurgen Kurtit kanë shkuar pranë vendit ku u ekzekutua njeriu i afërt i tyre. Kurtit iu ngrit një atentat teksa po kthehej në shtëpinë e tij pranë Stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Ai u qëllua disa herë me pistoletë nga një makinë tip Benz C-Class në lëvizje.
Ende nuk dihen motivet e ekzekutimit të të riut, i cili është përfshirë më herë në dy ngjarje të rënda me pasojë vrasjen. LSA sjell disa foto nga momenti kur familjarët e tronditur mbërrijnë në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte me nënën dhe motrën pas vrasjes me thikë të së atit në prill të vitit 2016. ©LAPSI.al













