Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

FOTO/ Ekzekutohet në mes të Tiranës Jurgen Kurti

Lapsi.al 18 March 2019
FOTO/ Ekzekutohet në mes të Tiranës Jurgen Kurti

Të shtëna armësh tronditën zonën e Tiranës së Re pranë shkollës “Petro Nini” mbrëmjen e së hënës. Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për një atentat dhe se viktima është Jurgen Kurti, një emër i njohur për drejtësinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai është arrestuar disa herë së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye. Nuk dihen ende rrethanat e krimit apo autorët, por policia ndidhet në vendin e ngjarjes.  

Në përditësim...

Image result for jurgen kurti

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI