Flash

Rikthehet Air Albania, ministrja jep një tjetër premtim: Fluturimet nisin brenda muajit mars

Lapsi.al 15 March 2019
Rikthehet Air Albania, ministrja jep një tjetër premtim: Fluturimet

Pas dështimit për muaj me radhë, qeveria jep një tjetër afat për nisjen e fluturimeve të kompanisë 'Air Albania'. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kompania do të fillojë punë brenda muajit mars. Gjatë një interviste në ERTV, ajo tha se avioni do të fluturojë me kodin ZA.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Por përtej këtij zotimi të saj ka shumë skepticizëm. Në shtator të vitit 2018 avioni i parë zbriti në Rinas përmes një ceremonie pompoze ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. U tha se do kishte vetëm një muaj testime dhe më pas do të nisnin fluturimet zyrtare.

Por vjeshta dhe dimri ikën dhe Air Albania nuk dukej gjëkundi. Gjerësisht u krijua bindja se kishim të bënim me një kompani fantazmë në funksion të propagandës së Edi Ramës. Megjithatë të presim cfarë do të ndodhë brenda gjysmës së dytë të marsit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Dibër

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Çerenecit në Dibër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rret...

17:47

Bie zjarr në shkollën e mesme në Lezhë

Shkolla e mesme në Ishull Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme. Zjarri ka rënë në një zonë me shkurre dhe kallamishte, ndërsa raportohet ...

16:54

SHBA nis hetimet ndaj Facebook

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet mbi marrëveshjen mes Facebook dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë për marrjen e të dhënave të klientëve nga ky rrje...

15:52

Më 21 mars nis gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë në datën 21 mars seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Seanca tek Krimet e Rënda do drejto...

15:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI