Flash

Një ditë para protestës së opozitës/ Rama i prerë: S'ka zgjedhje të parakohshme!

Lapsi.al 15 March 2019
Një ditë para protestës së opozitës/ Rama i prerë:

Një ditë para protestës së lajmëruar të opozitës kryeministri Rama u kërkoi grave nga Berati të pengojnë burrat që të shkojnë në protestë. Ashtu si në qytetet e tjera ku ka shkuar edhe në Berat e Kuçovë kreu i qeverisë u prit me protesta të simpatizantëve të PD.

"Unë u bëj thirrje grave të Beratit ti kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se sebeb duan. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Nuk do të bëhet asgjë.Me metoda të tilla e vetmja gjë që nuk preket, është qeveria. Nuk kanë çfarë i bëjnë fare qeverisë, por kanë çfarë i bëjnë vetes", tha Rama.

Edhe pse PD ende nuk ka vendosur nëse do të hyjë në zgjedhjet vendore, Kryeministri Rama është optimist që do të garojë përballë PD dhe LSI

"Unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, dhe Monika me Lulin, ne me njerëzit, njerëzit me ne", tha Rama, duke theksuar se PS do të fitojë zgjedhjet e 30 qershorit edhe në ato bashki që sot i ka Partia Demokratike.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Dibër

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Çerenecit në Dibër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rret...

17:47

Bie zjarr në shkollën e mesme në Lezhë

Shkolla e mesme në Ishull Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme. Zjarri ka rënë në një zonë me shkurre dhe kallamishte, ndërsa raportohet ...

16:54

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI