Flash

Tiranë, goditet grupi që shpërndante drogëra të forta

Lapsi.al 15 March 2019
Tiranë, goditet grupi që shpërndante drogëra të forta

Tre persona kanë përfunduar në pranga në kuadër të një operacioni të koduar "Lapraka". Të arrestuarit merreshin me tregtimin e drogave të forta.

Në pranga përfunduan shtetasit:

- A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë;

- A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen)

- F. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, shtetasit e mësipërm kanë qenë në vëzhgim dhe ndjekje nga shërbimet e Antidrogës në funksion të procedimit penal të regjistruar të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi për ta disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregëtonin në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe ambiente shkollimi droga të forta në formë dozash.

Në rrugën “Teodor Keko” është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qarkulluar me mjet shtetasi A.D.

"Gjatë momentit të ndalimit për kontroll nga shërbimet e Policisë, ai ka hedhur në tokë një qese brenda të cilës ndodheshin 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll dhe në apartamentin e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, si dhe 20 doza", sqaron komunikata.

Në vijimësi të operacionit janë lokalizuar në rrugën e “Durrësit” dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij, shtetasi A.K. dhe shtetasja F.C.

Nga kontrolli fizik shtetasit A. K. iu gjetën dy doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, ndërsa shtetases F.C. iu gjet në çantën e dorës një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 51.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë;

- 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë;

- 10.3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

- peshore elektronike;

- mjet motorr;

- aparate celularë;

- automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Dibër

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Çerenecit në Dibër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rret...

17:47

Bie zjarr në shkollën e mesme në Lezhë

Shkolla e mesme në Ishull Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme. Zjarri ka rënë në një zonë me shkurre dhe kallamishte, ndërsa raportohet ...

16:54

SHBA nis hetimet ndaj Facebook

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet mbi marrëveshjen mes Facebook dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë për marrjen e të dhënave të klientëve nga ky rrje...

15:52

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI