Flash

Në pranga bashkëpunëtori i “Eskobarit shqiptar”

Lapsi.al 15 March 2019
Në pranga bashkëpunëtori i “Eskobarit shqiptar”

Një 36-vjeçar me iniciale G.V. është arrestuar këtë të premte nga polica e Fierit. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” si pjesë e operacionit të koduar “Precizioni”. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin 36-vjeçarin.

Operacioni “Precizioni” ka nisur në shtator të vitit 2017, ku janë arrestuar gjithsej 67 persona si dhe janë sekuestruar 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 milionë euro. Linja e trafikut është dërgimi i kanabisit në Turqi dhe shkëmbimi aty me heroinë.

Në krye të tyre është Met Kanani i konsideruar si “Eskobari shqiptar”. Arrestimet në kohë janë kryer në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër. ©LAPSI.al

operacioni-preciozioni-1536863083

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Dibër

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Çerenecit në Dibër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rret...

17:47

Bie zjarr në shkollën e mesme në Lezhë

Shkolla e mesme në Ishull Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme. Zjarri ka rënë në një zonë me shkurre dhe kallamishte, ndërsa raportohet ...

16:54

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI