Flash

Tirana mes qyteteve më të 'lira' të Europës, por jo për shqiptarët

Lapsi.al 12 March 2019
Tirana mes qyteteve më të 'lira' të Europës, por

Tirana renditet ndër vendet me kostot më të lira të jetesës në Europë. Nga 181 qytete të Europës që janë listuar nga Numbeo, portali më i madh që grumbullon të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës, Tirana renditet në vendin e 155.

Megjithatë kryeqyteti i Shqipërisë nuk është më i liri në rajon. Prishtina “ka rrëmbyer” vendin e parë si qyteti më i lirë i Europës. Ndërkohë që ndër vendet e rajonit pas Prishtinës renditet Shkupi, në vendin e 168, ndërsa Tirana është e treta.

Me një diferencë të ngushtë nga njeri tjetri renditen Sarajeva (148) dhe Beogradi (147), ndërsa Podgorica është kryeqyteti më i shtrenjtë ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor sipas Numbeos, duke u renditur në vendin e 143.

Për të përcaktuar indeksin e kostove të jetesës, Numbeo bazohet në 5 indekse të tjera siç janë: indeksi i qirave, indeksi i kostove të jetesës plus qirasë, indeksi i shportës bazë, indeksi i restoranteve, indeksi i fuqisë blerëse të vendasve.

Për sa i përket indeksit të qirave, Tirana është më e shtrenjtë edhe se Sarajeva, e cila në renditjen e përgjithshme është më e kushtueshme se kryeqyteti i Shqipërisë.

Capture

Por, Tirana renditet me indeksin më të ulët në rajon për sa i përket fuqive blerëse të vendasve. Ndonëse Tirana është e lirë për të huajt që vijnë të jetojnë në Shqipëri, ajo është shumë e shtrenjtë për vendasit. Indeksi i fuqisë blerëse të vendasve është 33.8 në Tiranë, rreth 38.01 në Beograd, 40 në Shkup, 48 në Podgoricë dhe 65.9 në Prishtinë,  shkruan Monitor.

Indeksi i fuqisë blerëse 33 në Tiranë do të thotë se vendasit këtu mund të blejnë rreth 70% më pak se njujorkezët me pagë mesatare. Në këtë renditje të Numbeos për kostot e jetesës është marrë si referencë kostot e jetesës në Nju Jork (100) dhe treguesit krahasohen me këtë qytet.

Cilët janë më të shtrenjtët

Zvicra është shteti më i shtrenjtë në të gjithë Europën. Gjashtë qytete europiane mbizotërojnë listën e Numbeos për sa i përket indeksit të kostove të jetesës 2019. Më pas renditen vendet e Europës Veriore si Norvegjia dhe Islanda. Kryeqyteti i Francës renditet në vendin e 14, ndërsa Londra në vendin e 16.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI