Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar ditën e sotme për zgjatjen e aplikimeve të SPAK deri me 21 shkurt.
Zgjatja e afatit vjen një ditë para përfundimit të kohës për aplikim, e cila ishte caktuar fillimisht datën e nesërme. Nga ana tjetër KLP iu ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për SPAK në këto dy javë.
Së fundmi, prokurori pranë Gjykatës së Shkodrës, Vate Staka ka aplikuar për t’u bërë pjesë e strukturave dhe organeve të reja të drejtësisë.