Flash

Vjen në Tiranë prokurorja kroate që arrestoi ish-kryeministrin

Lapsi.al 4 February 2019
Vjen në Tiranë prokurorja kroate që arrestoi ish-kryeministrin

Misioni Europian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, EURALIUS V ka organizuar nje takim për shkëmbimin e eksperiencave mes prokurorëve dhe gjyqtarëve në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë në kuadër të inkurajimit të aplikimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat e posaçme dhe strukturat SPAK. Gjatë aktivitetit është ftuar të ndajë eksperiencën e saj edhe ish-Kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamar Laptosh si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. Pas reformimit, Prokuroria kroate gjatë viteve të fundit ka hetuar edhe ish-kryeministrin e vendit duke e arrestuar për korrupsion. Kryetarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të flasin rreth hapave të mëtejshëm të ngritjes së gjykatave të posaçme dhe SPAK.

Deri tani 14 gjyqtarë kanë aplikuar nga shkalla parë dhe tetë nga apeli,për të qenë pjesë e gjykatës speciale. Ndërkohë për prokurorinë speciale SPAK, deri tani kanë aplikuar 12 prokurorë nga të cilët 9 nga krimet dhe dy të tjerë nga prokuroritë e rretheve.

Të këshilluara

Majlinda Bregu në takim me Vuçiç në Serbi

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ndodhet në Beograd për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit serb....

16:20

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI