Flash

Partia Demokratike vjen me një rezolutë për të kundërshtuar ndryshimin e kufijve të Kosovës

Lapsi.al 4 September 2018
Partia Demokratike vjen me një rezolutë për të

Ndërsa nga Tirana zyrtare nuk ka një qëndrim të qartë pro ose kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, vjen një vendim nga opozita shqiptare.

Partia Demokratike po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve.

Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës.

Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.

Ideja e korrigjimit të kufijve u hodh nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi por u kundërshtua gjerësisht nga forcat politike në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI