Flash

Basha sërish në Shkodër: T’i përgjigjemi thirrjes për aksion radikal politik

Lapsi.al 4 September 2018
Basha sërish në Shkodër: T’i përgjigjemi thirrjes

Nga Shkodra kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë sërish një mesazh të qartë për qytetarët, ndërsa nuk ka nguruar që të sulmojë qeverinë ‘Rama’. Në një takim me kryesinë e degës së Shkodrës Basha i kërkoi përfaqësuesve të PD që të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit. Lideri i demokratëve ftoi qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes për aksion radikal politik.

“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej këtij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”- tha Basha.

Mes të tjerash ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.

“Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.”- tha Basha

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI