Flash

Apelimi i komisionerit publik, caktohet trupa gjykuese që ka në dorë fatin e Bashkim Dedes

Lapsi.al 4 September 2018
Apelimi i komisionerit publik, caktohet trupa gjykuese që ka në

Caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Trupi gjykues do të kryesohet nga Ardian Hajdari, relator i çështjes është përzgjedhur Luan Daci, ndërsa Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz anëtare.

Me 31 korrik, Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit pasi sipas tij nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Ankimimi u bë 6 ditë pasi Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi këtij Komisioneri ankimimin.

"Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese."

Më 13 korrik KPK konfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i kishte paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ndërsa pak ditë më pas duke komentuar këtë proces Bashkim Dedja u shpreh: Të kalosh vettingun është si të kapërcesh varrin për së gjati

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI