Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ministri i Jashtëm Gjerman: Ndryshimi i kufinjve në Kosovë hap plagë të vjetra

Lapsi.al 31 August 2018
Ministri i Jashtëm Gjerman: Ndryshimi i kufinjve në Kosovë hap

Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve si zgjidhje për konfliktin prej dekadash mes Serbisë dhe Kosovës.

Nga Deutsche Welle

"Ne besojmë, që kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popull", tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas të premten (31.08) në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Vjenë. Sipas tij diskutimet për shkëmbim territoresh nuk çojnë në drejtimin e duhur. Edhe presidenca austriake e BE-së tregohet skeptike. "Ndryshimet e kufijve, sikurse e kemi parë herë pas here, nxjerrin probleme", tha ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl.

Propozimi për shkëmbim territoresh parashikon, që pjesë të veriut të Kosovës të banuara me shumcië serbe t'i kalojnë republikës serbe. Në këmbim rajoni i Preshevës në jug të Serbisë me shumicë shqiptare t'i bashkohet Kosovës. Kosova  banuar kryesisht me shqiptarë para dhjetë vjetësh u shkëput nga Serbia. Beogradi duke iu referuar manastireve dhe betejave mesjetare në Kosovë kërkon ta marrë sërish krahinën. Prej vitesh BE-ja përpiqet pa rezultat që të ndërmjetësojë mes fqinjëve në konflikt. Pajtimi me Kosovën është kushti kryesor, që Serbia si kandidate për antarësim në BE të afrohet edhe më shumë me Brukselin.

Ndër të tjerë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi janë shprehur për këtë opcion. Por nëse kjo do të realizohet vërtetë ka mjaft dyshime. Një nga arsyet është, që për zbatimin e një marrëveshjeje të tillë Thaçit mund t'i mungojë shumica e nevojshme në parlament.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI