Flash

Detaje të reja/ Plani i shqiptarit të dëbuar nga Italia dhe lidhjet me ISIS

Lapsi.al 29 August 2018
Detaje të reja/ Plani i shqiptarit të dëbuar nga Italia dhe

“Plani dukej i studiuar mirë. Do të udhëtonte me bashkëshorten e tij shtatzënë që ajo të lindte në Itali. Kjo do ta lejonte të merrje një leje qëndrimi dhe në këtë mënyrë do të vazhdonte të punonte “në hije” për misionin e tij në emër të xhihadit”.

Kështu shkruan “Corriere Romagna” për shqiptarin 28-vjecar të dëbuar nga Italia dhe të konsideruar si të rrezikshëm për shkak të lidhjeve të tij me organizatat terroriste që kanë bazën në Irak dhe Siri.

Vendi i zgjedhur për të qëndruar ishte Castel Bolognese, ku kishin disa të afërm të cilët u kishin siguruar fillimisht disa avantazhe logjistike për të jetuar. Gjithçka nisi 2 muaj më parë, por shërbimet sekrete italiane ranë në gjurmët e shqiptarit, emrin e të cilit nuk e publikojnë për arsye sepse hetimet vazhdojnë. Ai u vu nën vëzhgim nga DIGOS, një divizion i posaçëm në policinë italiane që merret me hetimet për çështje sensitive që lidhen me terrorizmin, krimin e organizuar dhe çështje të rëndësishme të rrëmbimit të fëmijëve apo dhe zhvatjes.

LEXO EDHE: 

Priste të bëhej baba, por Italia dëbon shqiptarin 28-vjeçar: I rrezikshëm!

Kthimi i shqiptarit në atdhe u bë më 23 gusht, por lajmi doli një javë më pas. Mediat italiane thonë se ua kanë dorëzuar atë autoriteteve shqiptare të cilat deri tani nuk kanë nxjerrë asnjë njoftim zyrtar për këtë çështje. Sipas të njëjtave burime ai është konsideruar si “një nga xhihadistët më të rrezikshëm të pikasur ndonjëherë në provincën e Ravenës. Ai kishte marrë pjesë aktive në luftimet për ISIS në Siri dhe Irak, por pas kthimit në Europë kishte mbajtur një profil të ulët në publik për të mos rënë në sy.

Nuk kishte asnjë profil në Facebook, me një temperament të tërhequr, por në të njëjtën kohë edhe ekstremist radikal në stilin e jetës dhe në raport me të afërmit e tij. 28-vjeçari nuk frekuentonte xhaminë e Ravenës dhe nuk ishte shfaqur as në shtëpinë e tij në momentet e faljes. Në këto dy muaj, nga momenti i mbërritjes nga Shqipëria në Itali kishte punuar në të zezë si elektricist. Nga mbajtja nën vëzhgim është vënë re se nuk kursehej me kolegët edhe kur shkonin të gjithë për të pirë birrë.

Ky ishte profili i ndërtuar nga skuadra e DIGOS ku bënin pjesë hetues dhe ekspertë të fushës së ekstremizmit fetar në bashkëpunim me anti-terrorizmin e Romës. “Corriere Romagna” shkruan se operacioni u bazua në lëvizjet klasike si monitorimi, përgjimet dhe ndjekja në terren. Nga rezultatet e këtyre hetimeve autoritetet italiane arritën në përfundimin se shqiptari përbënte një mundësi për tu kthyer në katalizator të ekstremistëve në këtë territor.

Megjithëse 28-vjeçari nuk ishte ekspozuar, emri i tij rezultonte mes atyre për të cilët kishte sinjalizime nga bashkëpunimi mes vendeve evropiane për luftën ndaj terrorizmit. Për më tepër që edhe xhaxhai dhe baxhanaku i tij ishin arrestuar në 2015-ën po nga DIGOS me akuzën e rekrutimit të minoreneve për çështjen e xhihadit. Për këtë arsye, mëngjesin e së enjtes agjentët e policisë në bashkëpunim me zyrën e emigracionit u paraqitën në shtëpinë e tij. Nuk bëri rezistencë. Përkundrazi. Pranoi se kishte luftuar për ISIS dhe se kishte qenë aktiv në zonat e konfliktit siro-iraken si pjesë e organizatave terroriste Jabhat al-Nusra në fillim dhe më pas me Shtetin Islamik.

Bashkë me hetimet ndaj tij ishte kërkuar edhe nga Ministria e Brendshme një autorizim për ta dëbuar shqiptarin nga Italia. Ai u firmos menjëherë nga ministri Matteo Salvini. Ky është i treti që nga fillimi i vitit që dëbohet nga provinca e Ravenës, mes 82 rasteve të dëbimit të kryera nga Italia. Vendimi i është komunikuar shqiptarit në aeroportin e Fiumicino në Romë. Aio është shoqëruar deri në shkallët e avionit që nisej për në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, shqiptari është treguar miqësor dhe i ka falënderuar shoqëruesitq ë e lejuan të kryente ritet e faljes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI