Flash

Rrëfimi i 14-vjeçares së aksidentuar: Mbaj mend që makina më hodhi në ajër...

Lapsi.al 29 August 2018
Rrëfimi i 14-vjeçares së aksidentuar: Mbaj mend që makina

Më 25 korrik 14-vjeçarja, Rina Lala u dëmtua rëndë në një aksident në Valias, ndërsa ecte në trotuar së bashku me motrën.

Për 12 ditë luftoi për jetën në Spitalin e Traumës ne Tirane, me shumë fraktura në trup adoleshentja tani qëndron e shtruar në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.

“Kam ende shumë dhimbje, madje edhe më dhëmb koka shumë, këmba shumë. Nuk mbaj mend asgjë vetëm mbaj mend që më ka hedhur në ajër makina”, - shprehet per Top Channel Rina Lala, e aksidentuara.

Nena e Rinës, Valbona, është nënë e ve dhe me tre fëmijëve. Nga dita e aksidentit, spitali është kthyer në shtëpinë e saj. Ky aksident përveçse ka dëmtuar të bijën po e varfëron familjen, e cila nuk ka as të ardhura. 500 mijë lekë llogarit nëna e Rinës, se ka shpenzuar duke blerë ilaçe, pajisje ndërsa 14-vjeçarja ende nuk është ngritur në këmbë. Drejtuesi i mjetit që aksidentoi vajzën është marrë masa arrest shtëpie, ndërkohë që për dëmshpërblimin ende nuk ka folur njeri.

“Ka qenë në trotuar vajza. Ka kaluar një makinë me shpejtësi të madhe e ka përplasur dy-tre metra zvarrë pastaj e ka dy metra lart. Ka rënë sipër makinës fati i saj. Ai (drejtuesi i mjetit) nuk është përgjigjur fare, ka ikur. Ka pësuar dëmtime në sistemin nervor, dëmtim veshkash, thyerje legeni.

E mbajta 12 ditë në Spitalin e Traumës dhe nuk kisha ilaçe për t’i marrë dhe në kohën që vajza ishte në spital kam blerë vetë ilaçet e vajzës. Pse nuk kishte ilaçe spitali? Jo, nuk kishte ilaçe i kam marrë në farmaci. Spitali vetëm i dha ndihmën e shpejtë që i bën grafi, skaner EKO që ta shohin a është jashtë rrezik për jetën.

Kam shpenzuar gati 5 milionë lekë për shëndetin e vajzës”, - thotë Valbona Lala, nëna e të aksidentuarës. Gruaja tregon kutitë e ilaçeve që duhet të blejë vetë sa herë e bija ka nevojë për mjekime edhe pse ndodhet e shtruar në një spital publik.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI