Flash

“Pas mbledhjes së qeverisë, Rama niset urgjent me avion charter drejt Torinos”

Lapsi.al 25 August 2018
“Pas mbledhjes së qeverisë, Rama niset urgjent me avion charter

Kryeministri Edi Rama e ka lënë menjëherë vilën qeveritare të Vlorës pas përfundimit të mbledhjes informale të kabinetit. Ai është parë nga gazetarët që të lëvizë me eskortë nga vila duke mos qëndruar aty edhe pse është fundjavë. A ka pasur diçka më të rëndëshshme kryeministri këtë fundjavë gushti?

Deputeti i PD-së, Edi Paloka shkruan në Facebook se kryeministri Edi Rama, pasi mbledhjes me ministrat ne Vlore ka mbërritur në Rinas me helikopter dhe prej andej, me një avion charter është nisur drejt Torinos.

“Pak minuta më parë, ekzaktësisht me 13.44, kryeministri i vendit me te varfër në Evropë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar është nisur për në Torino me një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne orën 18.00. Kushdo qe e ka mundësinë, gazetare ose jo, le ta verifikojë” – shkruan Paloka.

Rama njihet si një tifoz i Juventusit. E ka demonstruar këtë edhe në të kaluarën. I mbetet kryeministrit dhe zyrës së tij të shtypit që fillimisht të konfirmojë ose të hedhë poshtë këtë pretendim të Palokës. ©Lapsi.al

Image result for edi rama avion charter

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI