Flash

DETAJET/ Çfarë ndodhi në mbledhjen 2-ditëshe të qeverisë në Vlorë

Lapsi.al 25 August 2018
DETAJET/ Çfarë ndodhi në mbledhjen 2-ditëshe të

Çfarë ndodhi në mbledhjen 2-ditore të qeverisë në Vlorë? Është kjo pyetja që gëlon në korridoret e mazhornacës pas frikës për ndonjë “stuhi” në kabinetin qeveritar.

Në ditën e parë u zhvilluan dy takime. Gjatë paradites mësohet se është folur për reformat, arritjet dhe synimet. Burime nga takimi i thanë lapsi.al se Rama nuk ka dhënë ndonjë shenjë pakënaqësie ndaj ndonjë ministri.

Më takim merrnin pjesë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Ditën e diel paradite diskutimet janë fokusuar te zgjedhjet e ardhshme lokale. Për këtë shkak takimit iu bashkuan edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Bledi Çuçi.

Prania e Veliajt në takim është ndoshta një shenjë se ai do të jetë sërish kandidat i socialistëve për Tiranën. Rama ka ndarë detyra për të gjithë ministrat.

Rreth orës 14.00 ministrat dhe të tjerët kanë lënë rezidencën qeveritare në Vlorë dhe janë larguar në drejtime të ndryshme. Ministrat janë qetësuar, por përkohësisht. Në 7 shtator do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e PS-së. Nëse do të ketë ndryshime në qeveri aty është vendi ku do ta mësojnë të gjithë.

Dihet që pas Asamblesë është thirrur edhe një mbledhje e kryesisë së PS-së. Ajo që ra në sy ishin masat e forta të sigurisë në të cilat u mbajt kjo mbledhje qeverie. Jo vetëm rezidenca qeveritare, por edhe në ndërtesat e tjera pranë saj shiheshin forca të Gardës së Republikës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI