Flash

PD nxjerr dokumentat: Miliardat që ka përfituar Bego duke shkelur ligjin. Prokuroria nën urdhërat e Ramës

Lapsi.al 25 August 2018
PD nxjerr dokumentat: Miliardat që ka përfituar Bego duke shkelur

Dokumente zyrtare të bëra publike sot nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi, (lexo pjesë nga deklarata poshtë) provojnë se vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, trafikanti i drogës i kthyer në biznesmen, Edmond Bego, në shkelje të plotë të ligjit të prokurimit publik që skualifikon automatikisht të dënuarit, ka përfituar disa miliardë lekë nga tenderat publikë. Këto miliarda më të fundit në sektorin e energjitikës.

Konkretisht:

  • 641 milionë lekë nga OST për mirëmbajtje rrjeti
  • 1 miliard lekë sërish nga OST për nënstacionin Librazhd
  • 3 miliardë lekë nga OSHEE për disa kabina elektrike

Dokumentat e mëposhtme publikuar nga PD-ja edhe sot, deri më tani nuk e kanë vënë në lëvizje Prokurorinë. Boçi thekson se ky është një tjetër tregues se institucioni i prokurorisë është kapur nga Edi Rama.

“Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritetet greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai i shndërrua në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën.

Por qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë me harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik.

Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike”, u shpreh Boçi nga selia blu.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI