Agjencia e Inteligjencës Amerikanë ka publikuar një raport për Ballkanin, ku në analizë bën pjesë dhe Shqipëria, e cila vijon të jetë një burim kryesor për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.
Por, sipas Ministrisë së Brendshme, pasqyrimi i kë tij raporti në mediat vendase ë shtë keq-orientues dhe i pasaktë . (njoftimi poshtë )
Por, sipas ministrisë së Brendshme, kë to të dhë na janë të një jtat me ato të periudhë s 2006-2017.
"Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot “print-screen” të faqeve përkatëse të “Factbook” sipas viteve." - shkruhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme shqiptare.
Sipas reagimit të kë tij institucioni, nuk pë rbë n ndonjë lajm të ri fakti që Shqipë ria në raportet e CIA-s ë shtë : Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore; Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore; Burim kryesor për prodhimin e kanabisit; Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë; Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”, thuhet në prezantimin e Shqipërisë në faqen e CIA-s.
NJOFTIMI:
Ministria e Brendshme sqaron se lajmi i dalë në media në lidhje me publikimin e një raporti të ri të CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keq-orientues për publikun.
Sqarojmë se nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri.
“The ë orld Factbook”, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s. Ky është një produkt i kësaj organizate që përditësohet në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e aksesueshme online. Pra, megjithëse përditësimi i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i “Factbook” si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë.
Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot “print-screen” të faqeve përkatëse të “Factbook” sipas viteve.
Spekulimet politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative njollosin dhe cënojnë drejtpërdrejt punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ministria e Brendshme ka qenë dhe mbetet e hapur dhe transparente me median duke informuar me korrektesë për ngjarje që kanë të bëjnë me luftën kundër paligjshmërisë e kriminalitetit.