Flash

Tradhtoi gruan me shoqen e ngushtë, përfundon në burg 45 vjeçari nga Vora

Lapsi.al 20 August 2018
Tradhtoi gruan me shoqen e ngushtë, përfundon në burg 45

Zbulimi i tradhëtisë së gruas me shoqen e saj të ngushtë ishte e keqja më e vogël për një 45 vjeçar nga Vora. Ai ka përfunduar në burg për përndjekje, pasi e dashura, e cila kishte vendosur t'i jepte fund lidhjes, ka bërë kallzimin në polici.

Por vetë i arrestuari ka rrëfyer në gjykatë se nuk e kishte kërcënuar dhe nuk e kishte ushtruar dhunë, madje tha se kishte edhe marrëdhenie të mira dhe hyrje-dalje familjare

"Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha "mbaje se do të shkoj në polici".

Të njejtën gjë ka pretenduar edhe avokati mbrojtës që ka kërkuar masë më të bute sigurie

"Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesin dhe ditën e ngjarjes kanë dashur të sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendoi akuza"

Ndërsa prokurorja e çështjes kërkoi nga gjykata arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjyqtari i çështjes Artan Gjermeni.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI