Flash

Grabitën 55 shtëpi në 1 muaj, arrestohen 3 shqiptarët në Berlin

Lapsi.al 20 August 2018
Grabitën 55 shtëpi në 1 muaj, arrestohen 3 shqiptarët

Tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës në së rrethit të Postdam në Gjermani, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande grabitësish me shtrirje në gjithë Evropën.

Tre shqiptarët që u arrestuan në dhjetor të vitit 2017 në Berlin janë Flori. K., 42-vjeç, Dorjan K., 30 vjeç dhe Leonsi K., 29-vjeç. Ndërkohë një shqiptar tjetër i identifikuar si Argjend M., 24 vjeç është në arrati.

Mediat gjermane raportojnë se në vetëm 32 ditë, ata kanë hyrë në 55 shtëpi familjare në Brandenburg dhe Berlin ose të paktën kanë provuar të hyjnë për të grabitur, ndërsa në disa raste kanë ushtruar edhe dhunë ndaj familjarëve.

Media gjermane ‘Bild’ bën me dije se gjykata ka propozuar një marrëveshje për treshen penale në mënyrë që ata të përfitojnë një dënim më të butë, maksimumi prej 4 vjet e 6muaj.

Gjykatësi Bodo Wermelskirchen ka kërkuar nga tre të pandehurit të rrëfejnë shtatë grabitjet e kryera dhe të publikojnë mallrat e marra në mënyrë që t’u ulet dënimi.

Mësohet se Dorjan K., 30-vjeç dhe Leonsi K., 29-vjeç i përkasin njërit prej grupit prej 87 grabitësve profesionistë që vepronte në Francë dhe kishte vendosur kontakte edhe në Berlin.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI