Lajmi për arrestimin në Igumenicë të Edmond Begos nuk është një nga arretimet rutinë të policisë fqinje, sipas gazetarit Flamur Vezaj. Në një status në Facebook, Vezaj thotë se biznesmeni është një "peshk i madh" me lidhje të forta me politikanët dhe me një nga kokat e krimit në vitin 1997, Aldo Bare.
"Manoli Irfan Bega, 48 vjec, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari kapet ne Greqi per llogari te denimit te dhene nga Italia per trafik te drogave te forta ne kuader te organizates krimianle etj etj!Ai njihet nga gazetaret e kronikes dhe sportit si ish-president i ekipit futbollistik te Lushnjes i emeruar nga “shefi” i tij tashme i denuar me burgim te perjetshem Aldo Bare! Lidhjen me te cilin vazhdon ta mbaj, duke “perfituar” me raste edhe shuma te medha parash ne emer te “shefit” te tij qe vazhdon te vuaj burgun ne qelit e Drenoves ne Korçe" shkruan Vezaj.
Por sipas gazetarit, Edmond Bego ka arritur që t'i përforcojë lidhjet politike, me emra si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi, Taulant Balla dhe së fundmi edhe Eron Veliaj.
"48-vjecari me disa emra, tashme i rehabilituar ne nje biznesmen te sukseseshem i ndertimit ne Tirane njihet edhe si nje mik i ngusht me politikanet si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla! Por kohet e fundit shoqerise se tij i eshte shtuar edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lali Eri sidomos pas premtimit qe i ka bere biznesmenit te arrestuar, per dhenien e tenderit te projektin e ri te “Unaza e Re”, projekti që do të bashkojë shkollën Teknologjike me rreth-rrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një investimet më të mëdha infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë!Te gjithe keta bashke, dyshoj se e kane ndihmuar biznesmenin me shume emra dhe financuesin e fushatave njeherazi krahun e djathte te Aldo Bares te mos arrestohet ne Shqiperi prej vitesh edhe pse emri i tij rezultonte ne kerkim ne sistemin e policise!
Eshte njohja e tij me politikanet qe ka “detyruar” Gjykatat shqiptare qe ti ndryshojne denimin e dhene ne Itali me 11 vjet burg, duke ia konvertuar ne Shqiperi ne vetem 4 vjet e 4 muaj burg! Vendim ky qe detyroi palen italiane te ndeprese sjelljen ne Shqiperi te njohjeve te vendimeve penale per shtetasit shqiptare per shkak te uljes drastike te masave te denimit!"
Pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve, thotë gazetari, shumë shpejt pritet që biznesmeni të lirohet nga burgu sepse nga Shqipëria do të vijë justifikimi se ai "e ka perfunduar denimin fal procedures se sjelljeve te mira dhe lirimit me kusht!"©Lapsi.al

