Flash

Ikën nga Shqipëria edhe “krahu i djathtë” i Donald Lu

Lapsi.al 17 August 2018
Ikën nga Shqipëria edhe “krahu i djathtë” i Donald Lu

Zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz para largimit të tij nga Shqipëria, pasi i mbaroi mandati ka bërë një video përshëndetëse.

Në mesazhin e tij të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Muniz thotë se ka besuar që në fillim të marrjes së detyrës se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe mendimi i tij nuk ndryshon.

“Keni klimë të mrekullueshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik.

Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm.

Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”, - ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së Muniz.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI