Flash

PD kërkon arrestimin e deputetit socialist: Bashkëpunëtor me Shullazin

Lapsi.al 17 August 2018
PD kërkon arrestimin e deputetit socialist: Bashkëpunëtor me

Partia Demokratike kërkoi sot arrestimin e deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Kjo pas publikimit të disa përgjimeve në kohën kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit dhe kur ka pasur kontakte me Emiljano Danin, një nga bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit. Në një nga mesazhet e publikuar, Çyrbja i thotë Danit se “punët janë keq” pasi Prokuroria kishte nisur hetimet për Hotel Vollga. Për Partinë Demokratike kjo është një provë që duhet të copjë në arrestimin e deputetit socialist.

“Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit. Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja.

Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon Gilmano Danin për veprimet e prokurorisë. Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrimit të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.”- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim” – tha deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

“Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit. Disa muaj më pas, Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore jo vetëm që dëshmoi në favor të Emiljano Shullazit, por ai ka gënjyer drejtësinë, duke pohuar se të vetmin kontakt me Gilmano Danin e ka patur gjatë kohës së rregjistrimit të pronës.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim ish drejtorin e hipotekës së Durrësit, Jurgis Cyrbja, si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, por, në vend që të ishte në burg bashkë me bosin e tij, Edi Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje bandën, duke e bërë Jurgis Çyrbjen deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Sot, kamikazet e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës dhe përsë Jurgis Çyrbja nuk është në burg, njësoj si Emiljano Shullazi.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën per arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit” – tha Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI