Flash

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Detajet e reja për masakrën e Selenicës, Ritvani telefonoi policinë pas krimit

Lapsi.al 16 August 2018
Detajet e reja për masakrën e Selenicës, Ritvani telefonoi

Autori i masakrës së Vlorës, Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici pasi vrau 8 kushërinjtë e tij, por më pas u tërhoq. Burime nga grupi hetimor thonë për tvklan.al se 24-vjeçari Zykaj telefonoi policinë gjatë minutave të para që ishte në arrati. Për shkak të zonës në të cilën ndodhej, telefonata në numrin 112 u kap nga Policia e Fierit.

Ritvan Zykaj i tha sallës operative për krimin që kishte kryer dhe kërkoi të vetëdorëzohej. Në këtë moment, punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj dhe në këtë moment ky i fundit ka mbyllur telefonin ka dhënë shpjegime.

Sipas të njëjtave burime, Zykaj nuk bëri tjetër tentativë për t’u lidhur me policinë dhe për t’u dorëzuar. Ai qëndroi në arrati për rreth 12 orë në një zonë me shkurre në periferi të Selenicës. Vrasësi i kushërinjve u diktutua përmes dylbive rreth orës 05:00 të mëngjesit të 11 Gushtit. Forca të shumta policie e rrethuan dhe i bënë thirrje të dorëzohej. Zykaj hodhi kallashnikovin dhe u arrestua pa bërë rezistencë.

Ritvan Zykaj vrau më 10 Gusht 8 kushërinj të tij të parë të fisit Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Gjykata e la atë në burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave. Hetuesve ai u tha se kushërinjtë e akuzonin për vjedhjen e pulave, gjë të cilën ai e mohonte, dhe për këtë arsye i vrau me kallashnikov. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeç./tvklan.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI