Flash

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Rrëfimi shokues i të riut: Si tentoi t'i mbyste me thonj vajzat e saj Rudina Kishta

Lapsi.al 16 August 2018
Rrëfimi shokues i të riut: Si tentoi t'i mbyste me thonj vajzat e

Një i ri nga Lushnja, i quajtur Admir Murataj tregoi momentin kur shpëtoi nga mbytja dy vajza binjake të shtetases Rudina Kishta, 42 vjeçe. Admir Murataj thotë se është zhytur me not duke nxjerrë njërën prej vajzave nga uji duke i dhënë frymëmarrje artificiale.

Ai thotë se gruaja ka tentuar t'i mbysë më pas me thonj vajzat e saj.

"Isha këtu dhe matanë ishte një burrë. Vjen një grua me dy kalamaj. Duke kaluar u hodh direkt në lumë. Një gocë e kishte në krah dhe një tjetër e kapi për flokësh. Në momentin që i kam parë, kam hequr telefonin nga xhepi dhe u zhyta me kokë pasi thellësia është rreth 3 metra. I kam hequr një gocë nga duart dhe tjetrën e kishte zhytur në ujë. I kam bërë frymëmarrje artificiale dhe e shpëtova. Një person tjetër e ka nxjerrë gruan. Pasi doli, deshi t'i mbyste me thonj. Policia ka ardhur shpejt dhe gruaja deshi të mbyste fëmijët nën sytë e policisë. Deshi të mbyste edhe veten. Ajo thoshte se janë fëmijët e mi. Ato thoshin "duam mamin". As vetë nuk e mora vesh se çfarë po ndodhte. I shokuar kur pashë dy engjëj duke i mbytur. Unë vet vij këtu për të peshkuar" tregoi Murataj.

Gruaja është arrestuar nga policia dhe një ditë më parë ka dalë para gjykatës. Ajo ka deklaruar se bënte një jetë të vështirë dhe se dhunohej nga i shoqi. Edhe vajzat e mitura sipas saj, dhunoheshin nga bashkëshorti i saj. Mbrëmjen e 13 gushtit, ajo i vuri zjarrin shtëpisë së bashkëjetuesit të saj, ndërsa tha se kishte dashur t'i jepte fund jetës së saj dhe të vajzave duke u mbytur në lumë. Rudina Kishta do t'i nënshtrohet ekzaminimit psiqik.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI