Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Lubonja: Në Rumani motivues korrupsioni, në Shqipëri s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur

Lapsi.al 14 August 2018
Lubonja: Në Rumani motivues korrupsioni, në Shqipëri s’ka

Publicisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive në Bukuresht të Rumanisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja komentoi edhe një parrullë që qarkullon në rrjetet sociale ‘Ne nuk jemi Shqipëri’, por në fakt e verteta e parrulles është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’.  Ai tha se në Rumani protestojnë kundër korrupsionit, ndërsa në Shqipëri jo.

Fatos Lubonja bëri edhe një krahasim mes rolit të diasporës në Rumani dhe asaj në Shqipëri. Ai tha se  diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin dhe nuk mund të sjellë ndryshimin , ndërsa në Bukuresht kanë shkuar rumunë nga të gjitha vendet për të protestuar. Lubonja u shpreh se tek ne s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur.

Diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin. Ne s’kemi parë të vijnë nga diaspora dhe të organizohen nga rrjetet sociale për të protestuar kundër korrupsionit.  Mbështetje politike mund të ketë, por korrupsioni në Rumani është motivues i protestës. Kur u fut Rumania në BE shumë eksponentë të BE thanë se bëmë gabim sepse atje ka  korrupsion. Tek ne nuk ka prirje për ndryshim, por për të ikur. Ne më shumë na bashkon Skënderbeu apo kombëtarja sesa për problemet që kemi për të ndryshuar kushtet ku jemi” - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI