Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Shisnin kokainë në lokalet e tallavasë në Tiranë, policia prangos dy persona

Lapsi.al 14 August 2018
Shisnin kokainë në lokalet e tallavasë në Tiranë,

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari i Mesnatës”, ku ka arrestuar dy persona të cilet akuzohen se shisnin lokainë në lokalet me muzikë dhe tallava të kryeqytetit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, automjete dhe aparate celularë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pazari i Mesnatës”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Agostin Zefi, 56 vjeç, banues në Lezhë.

• Zef Bokaj, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në saj të punës së mirëorganizuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjetë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar:

• 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

• Automjet tip “Audi” dhe tip “Renault”.

• Dy aparate celularë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkpunim” të parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve A. Z., dhe Z. B.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI