Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

VIDEO/ Trageti vonohet 6 orë, plas sherri në Portin e Durrësit mes udhëtarëve dhe rojeve të sigurisë

Lapsi.al 13 August 2018
VIDEO/ Trageti vonohet 6 orë, plas sherri në Portin e Durrësit

Një sherr i madh ndodhi dy ditë më parë në Portin e Durrësit. Shkak është bërë vonesa e tragetit “Grandi Navi Veloci”, i cili do të udhëtonte drejt Italisë.

Pasagjerët kishin prerë biletën për të udhëtuar në orën 12:00, por iu është dashur të presin për më shumë se 6 orë. Trageti mbërriti vetëm në orën 18:00.

Përveç vonesës, pasagjerët i ka irrituar edhe fakti që nuk merrnin përgjigje nga askush për shqetësimin e tyre. Situata bëhej edhe më stresuese duke llogaritur temperaturat që ishin afër 40 gradë.

Burra, gra, fëmije e të moshuar prisnin jashtë tragetit deri në orën 18:00, dhe askush nga kompania nuk jepte një përgjigje se përse po ndodhte vonesa, ose se kur do të niseshin.

Në port kishte edhe shtetas italianë të cilët dëgjohen që bërtasin. Një prej tyre madje xhiroi dhe postoi këtë video, ku është filmuar sherri mes pasagjerëve dhe rojeve të sigurisë së portit, të cilët kanë përdorur për dhunë çfarë gjenin përpara.

[video width="224" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/08/Nderkohe-ne-portin-e-Durresit-Trageti-vonohet-per-me-shume-se-6-7-ore-pasagjereve-ju-soset-durimi-kapin-ne-grushta-e-shqelma-punonjesit-e-sigurise..mp4"][/video]

Të këshilluara

Zjarr i madh në një ishull në Greqi (FOTO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka nisur mesditën e sotme në ishullin Evia në Greqi. Mediat greke raportojnë se zjarri ka nisur në zonën Kondospoti të komunës së ...

21:21

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI