Flash

Zjarr i madh në një ishull në Greqi (FOTO)

Lapsi.al 12 August 2018
Zjarr i madh në një ishull në Greqi (FOTO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka nisur mesditën e sotme në ishullin Evia në Greqi. Mediat greke raportojnë se zjarri ka nisur në zonën Kondospoti të komunës së Dirphion, në një zonë pyllëzuar me pisha të dendura.

Autoritetet kanë dhënë menjëherë urdhrin për evakuimin e 250 banorëve në fshatin Stavros. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se 62 zjarrfikës, me 28 automjete dhe katër helikopterë po punojnë për të lokalizuar flakët, të cilat janë duke u favorizuar nga era e fortë që është duke fryrë në këtë zonë.

Pak ditë më parë, zjarri i rënë në Athinë i mori jetën dhjetëra personave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI