Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Tender i ri për rrugën 500 mln lekëshe, dy ish drejtorët janë liruar

Lapsi.al 13 August 2018
Tender i ri për rrugën 500 mln lekëshe, dy ish drejtorët

Për abuzimet me ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar janë në procedim penal dy ish-drejtorë rrugësh, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Por, përtej dëmit monetar të zbuluar, tani buxhetit të shtetit i duhet të financojë një tender të ri për ndërhyrje në ato pjesë të rrugës ku nuk janë kryer punimet, apo ku rikonstruksioni ka qenë jashtë standardeve, duke bërë që ky segment të prishet brenda një kohe të shkurtër.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin e rishikimit të punimeve të mbetura në aksin rrugor Elbasan-Gjinar, i cili do të përcaktojë sa fonde duhen. Kështu, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të duhet të shkojnë përsëri për një vepër që është financuar vetëm pak vite më parë.

Rrëshqitjet e tokës në aksin Elbasan-Gjinar nisën vetëm një vit pas ndërtimit të saj, ndërkohë që në gjithë këto vite, qarkullimi herë bllokohet dhe herë lejohet në varësi të kushteve të rrugës.

Për këtë rrugë me gjatësi rreth 23 kilometra u investuan fillimisht 417 milionë lekë, por më vonë vlera shkoi në 500 milionë lekë. Hetimet e Prokurorisë zbuluan më vonë se, me gjithë fondin e konsiderueshëm rezulton se punimet nuk janë kryer. Ekspertët e pavarur, të kërkuar nga Prokuroria, thonë se në total dëmi ekonomik ka një faturë prej 170 milionë lekësh.

Përveç dy ish-drejtorëve të rrugëve, në procedim penal janë dhe administratorët e firmës dhe kolauduesit, që duhej të konstatonin në përfundim të punimeve fiktive se çfarë kishte ndodhur në terren./TCh

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI