Flash

Trafikuan 800 kg drogë/ Si u zbuluan trafikantët shqiptarë të kokainës në Gjermani

Lapsi.al 13 August 2018
Trafikuan 800 kg drogë/ Si u zbuluan trafikantët shqiptarë

Një rrjet trafiku ndërkombëtar i kokainës është goditur nga autoritetet ligjzbatuese gjermane. Tetë persona, mes tyre edhe shqiptarë, janë vënë në pranga, referuar raportimeve në mediat gjermane.

Autoritet ligjzbatuese gjermane kanë arritur të shtien në dorë një sasi prej rreth 800 kg kokainë, që u trafikua nga Amerika e Jugut në Gjermani. Rezultatet e këtij hetimi të koduar “Paraguaj” u bënë të ditura këtë të hënë, raportojnë mediat gjermane.

Në dhjetor, rreth 250 kg kokainë u kapën nga autoritet ligjzbatuese gjermane në Saarland, në një fabrikë të pjekjes së bananeve në Neunkirchen. Nëse hidhej në treg, nga shitja e kokainës vlerësohet të fitoheshin rreth 50 milion euro.

Grupi i trafikut drogës po planifikonte të transportonte nga Gjermania në Holandë sasi të mëdha kokaine.

Hetimet zbuluan se vetëm pak javë më parë, rreth 310 kilogramë kokainë ishte transportuar në të njëjtën kompani në Neunkirchen.

Një grup trafikantësh shqiptarë, që ishte në dijeni për ngarkesën, hyri në kompani dhe vodhi rreth 250 kokainë. Raportohet se punëtorët e fabrikës ku magazinohej droga e fshehur në ngarkesa me banane, nuk ishin në dijeni të trafikut. Pikërisht nga kjo vjedhje, raportohet se hetuesit ranë në gjurmët e grupit.

E njëjta skemë është përdorur nga grupi disa herë edhe në zona të tjera të Gjermanisë.

Në vrazhdën e hetimeve, u sekuestruan gjithsej rreth 800 kilogramë kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Gjermani sipas mediave lokale.

Tetë persona u arrestua gjatë hetimeve, përshirë trafikantët edhe financuesit. Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, por raportohet se ishin pjesë e një grupi shqiptarësh.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI