Flash

Dollari kap majat në Tiranë, shkak kriza e lirës në Turqi

Lapsi.al 13 August 2018
Dollari kap majat në Tiranë, shkak kriza e lirës në Turqi

Dollari amerikan arrin majat edhe në tregun vendas. Sot monedha amerikane është kuotuar në nivelin e 110.29 lekëve, duke njohur rekordin më të madh të të gjithë vitit. Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë dukuri me ndikimin e drejtpërdrejtë të forcimit të Dollarit në bursa, i cili në ditët e fundit ka mposhtur me disa pikë Euron, ndërsa ka dobësuar ndjeshëm lirën turke.

Po përse është reflektuar kaq shpejt në tregun vendas forcimi i monedhës amerikane? Arsyet që besohen më shumë nga ekonomistët, janë lidhja e fortë e ekonomisë sonë me atë turke dhe kërkesa për valutë amerikane në treg nga importuesit e naftës.

Javën e shkuar Presidenti amerikan njoftoi rritjen e tarifave doganore për aluminin dhe çelikun, duke prekur drejtpërdrejt eksportet e Turqisë dhe monedhën e saj. Sot në tregun e brendshëm Leku ka humbur pikë ndaj të gjitha monedhave të tjera./ Tv Klan

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI