Flash

Prokurorët gjejnë filmimet në celularin e Ritvan Zykajt

Lapsi.al 12 August 2018
Prokurorët gjejnë filmimet në celularin e Ritvan Zykajt

Pasi qëlloi me breshëri kushërinjtë e tij, mes të cilëve dy fëmijë, Ritvan Zykaj nuk u largua menjëherë nga shtëpitë ku dergjeshin viktimat. Ai nisi t'i filmojë me celular trupat e pajetë dhe pastaj u largua me vrap për t'iu fshehur policisë.

Në ikje, filmimet ia dërgoi edhe djalit të tij të hallës përmes Facebook messenger, por këto filmime u gjetën nga prokurorët edhe në celularin e tij.

Mbetet ende e pashpjegueshme se çfarë e shkaktoi furinë e Zykajt që shpërtheu në breshëri plumbash në trupat e 8 familjarëve të Zykajt. Të gjitha gjasat janë se ai vuan nga çrregullimet mendore.

Megjithëse në polici, tha se e akuzonin për vjedhje, sërish kjo nuk mund të bëhej shkak për një masakër të tillë, e cila edhe është filmuar nga autori. Në kufijtë e çmendurisë është edhe fakti që pas masakrës, ai i përgjigjej sharjeve dhe fyerjeve të komentuesve në Facebook për vrasjeve që kishte kryer.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI