Flash

Dëmtohen dhjetëra shtëpi nga tërmeti, disa familje në qiell të hapur

Lapsi.al 11 August 2018
Dëmtohen dhjetëra shtëpi nga tërmeti, disa familje në

Tërmeti i fuqishëm që ka rënë sot në vendin tonë, ka shkaktuar dëme të shumta në veri të vendit.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi i ka bërë apel shtetit që të ndërhyjë menjëherë, pasi si pasojë e tërmetit janë dëmtuar me dhjetëra shtëpi në bashkitë Klos, Mat dhe Bulqizë.

Përmes një postimi në rrjete sociale ajo shkruan se shumë njerëz kanë mbetur në qiell të hapur.

"Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.

Ka dëme në dhjetra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize." - shkruan deputetja në Facebook.

Të këshilluara

Tërmeti lëkund katër shtete

Tërmeti i fuqishëm që ra para pak minutash në Shqipëri, e ka patur epiqendër rreth 8 kilometra nga Burreli. Raportohet se tërmeti prej 6 ballësh është ndjerë...

18:07

Tërmeti trondit Tiranën

Pak çaste më parë një tërmet ka tronditur Tiranën. Lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta. Vijon.......

17:43

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI