Flash

Itali, i riu shqiptar i vë flakën lokalit, pasi nuk i dhanë më për të pirë...

Lapsi.al 7 August 2018
Itali, i riu shqiptar i vë flakën lokalit, pasi nuk i dhanë

Kishte shkuar në lokalin e natës i dehur. Një 29 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka kryer një akt vandal në njërin prej lokaleve të natës në qendrën e qytetit të Casale Monteferrano-s, akt i cili mund t’i kushtonte jetën shumë personave.

I riu shkoi për të pirë në lokal dhe pavarësisht se banakieri i kishte dhënë disa gota, më tutje situata ka përshkallëzuar. Punonjësi ka refuzuar t’i japë të tjera pije alkolike shqiptari, i cili dukshëm është nervozuar, aqsa i ka vënë flakën lokalit.

Menjëherë është thërritur zjarrfikësja, punonjësit e të cilës kanë arritur të shuajnë shpejt flakët, duke minimizuar dëmet.

Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi të riun shqiptar. Dëmet e regjistruara kanë qenë vetëm materiale dhe kanë shkuar në rreth 500 euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI