Flash

Aksident i rëndën në Tiranë, vdes 28-vjeçari

Lapsi.al 7 August 2018
Aksident i rëndën në Tiranë, vdes 28-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë pranë rrethrrotullimit të Saukut në Tiranë. Një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë të impaktit njëri nga pasagjerët ka humbur jetën. Mjeti i tipit Benz po drejtohej nga një 28 vjeçar i identifikuar nga policia me inicialet L.D.

Humbja e kontrollit të makinës ka bërë që mjeti të dalë nga rruga, ku njëri prej 3 pasagjerëve, 28 vjeçari me inicialet E.P të gjejë vdekjen.

“Më datë 07.08.2018, tek rrethrrotullimi i “Saukut”, shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë, në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI