Flash

PD: Koncensionet dëmtuan me 3.7 miliardë lekë buxhetin e shtetit. Ne do t'i anulojmë

Lapsi.al 7 August 2018
PD: Koncensionet dëmtuan me 3.7 miliardë lekë buxhetin e shtetit.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se skema korruptive e koncesioneve dhe e Partneritetit Publik Privat ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 3.7 miliardë euro.  Deklaratën nga selia blu e lexoi deputeti i Vlorës, Agron Shehaj. Sipas tij cdo familjeje shqiptare i janë vjedhur mesatarisht 5 mijë euro përmes kësaj skeme.

"Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturën, si këshillojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare, por partneritetet sepse ne kete menyre thela bëhet me e majme, vidhet me shume dhe për një kohë të gjatë. Mjafton një fakt, nga mbi 200 partneritete që qeveria Rama ka bërë, pothuajse asnjë prej atyre me vlerë të rëndësishme nuk është bërë me një kompani perëndimore", tha Shehaj.

Njësoj si kryetari Lulzim Basha, edhe ai premtoi anulimin e të gjitha koncensioneve në kohën kur PD do të vijë në pushtet.

"Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive do të jetë Akti i parë që Partia Demokratike do bej kur të marrë votëbesimin e shqiptareve. Pak rëndësi ka se në cilën zyrë avokatie perëndimore janë bërë, nuk mundet që një popull dhe një shtet të mbahet peng nga një grup politikanesh kusarë dhe oligarkë të përlyer", tha Shehaj.

© LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI