Flash

Haradinaj nesër vizitë në Vlorë, Marko Gjuriç niset për Mitrovicë me njeriun e afërt të Vuçiçit

Lapsi.al 7 August 2018
Haradinaj nesër vizitë në Vlorë, Marko Gjuriç niset

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj do të zhvillojë të mërkurën një vizitë në Bashkinë e Vlorës. Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë një takim me kryebashkiakun, Dritan Leli, pasuar me një vizitë në Monumentin e Pavarësisë.

Gjithashtu, Haradinaj do të vendosë kurora me lule pranë varrit të Ismail Qemalit ndërsa më pas do të zhvillojë një vizitë në Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë.  Ndërkohë që nesër në Kosovë do të vijë për vizitë, drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vijë përsëri nesër në Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë zyra e Gjuriqit. Ai do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut. Gjuriq në këtë vizitë pritet të jetë i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq.

Siç shkruajnë mediat e Beogradit, vizita e Gjuriqit vjen pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore të vendit. Ende nuk dihet nëse Gjuriq ka marrë leje nga autoritetet e Kosovës për një vizitë të tillë. Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar më 26 mars të këtij viti në Mitrovicën e Veriut, pasi kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Ky arrestim ishte përcjellë edhe me vendimin për dalje nga Qeveria të Listës Serbe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI