Flash

Jeta me valixhet gati e familjes shqiptare: Presim ditë e natë deportimin…

Lapsi.al 5 August 2018
Jeta me valixhet gati e familjes shqiptare: Presim ditë e natë

Çifti bashkëshortor nga Kosova dhe tre fëmijët e tyre janë duke pritur prej 50 ditësh me radhë me valixhet gati per tu debuar nga Franca.

Pashke dhe Gustin janë ulur në kanape me tre vajzat e tyre, Denisa 8, Daniella 6 dhe Valentina 3-vjeçare. Në një kënd të dhomës janë vendosur disa valixhe që janë duke pritur për 45 ditë me radhë.

“Na u tha që ata mund të vinin në çdo kohë për të na kthyer në Kosovë”, thotë Pashke.

“Po presim. E pamundur për të lëvizur, fëmijët duhet të qëndrojnë rregullisht me ne. Nuk mund të bëjmë asgjë. Dhe duhet të shkojmë për çdo ditë në xhandarmëri në Gray, 34 kilometra “.

Gjendja e familjes shqiptare Pervorfi, ka prekur shumë banorë të fshatit. Bruno Passard, personi i cili për herë të parë iu doli në ndihmë, rregullisht i shoqëron ata që nga ardhja e tyre në fshat. Ata thonë se janë kërcënuar në vendin e tyre për arsye fetare dhe politike. Familja është e krishterë dhe një pakicë shumë e vogël në Kosovë. Ata kishin zënka me një fqinj “i cili ishte pjesë e mafias. Nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të shkonim për hir të dy vajzave tona. E treta ka lindur në Francë”.

Ata arritën në Besançon, jetonin në Bethoncourt, pastaj Saint-Loup-sur-Semouse dhe më në fund Angirey ku i tërë fshati i pranoi me dashuri, shkruan “L`est Republicain”, njofton Albinfo.ch.

Tre vajzat janë të regjistruara në shkollën në Gy. Gustini jo vetëm që e ka fituar lejen e punës, por edhe një kontratë të përhershme në një kompani të Arc-lès-Gray. Pashke pastron tek tre familje në Angirey. Ajo është gjithashtu një vullnetare në “Secours Catholique”. Çifti flet rrjedhshëm gjuhën frënge.

“Dhe pastaj një ditë shkova në `Pôle Emploi` ku më këshilluan të bëja një trajnim. Në dokumente e mia shkruante se më ndalohej të punoja. Gustin gjithashtu është dashur të ndalojë, edhe pse kishte një kontratë të përhershme. Dhe që nga muaji qershor ne po presim”.

“Për ne, është e pakuptueshme”, shton Bruno Passard. “Ata janë njerëz shumë të integruar, të cilët kanë bërë lidhje shumë të forta kudo që janë paraqitur, por edhe këtu gjithashtu. Fëmijët janë të bukur dhe ata mësojnë shumë mirë në shkollë. Padrejtësia që iu është bërë atyre, vështirë se është e durueshme. Dhe pastaj kompania është mbështetur në Gustin dhe aftësitë e tij mekanike. Ne shpesh po dëgjojmë liderët e biznesit të cilët thonë se nuk mund të gjejnë një forcë pune. Më e keqja është se familja nuk do ta shkelë ligjin. Ata kanë përgatitur valixhet e tyre dhe janë duke pritur tashmë 50 ditë”.

Të këshilluara

KFOR: Situatë e qetë në veriun e Kosovës

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të shtunën se janë duke kryer detyrat e tyre normale nën mandatin e përcaktuar me Rezolutës 1244 ...

21:59

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI