Flash

Javën e ardhshme Shqipëria goditet nga “vala e tretë”, temperaturat nivele ekstreme

Lapsi.al 4 August 2018
Javën e ardhshme Shqipëria goditet nga “vala e

Nëse keni planifikuar pushimet në 15 ditshin e dytë të muajit gusht përgatituni për një mot të mire por në temperatura të larta.

Meteorologët thonë se vala e të nxehtit që ka prekur Europën Perëndimore e ka lënë në periferi Shqipërinë, por ndërkohë temperaturat nisin të ngrihen që nga kjo e shtunë, ndonëse shpesh herë do të ketë vranësira.

“Mesdita e të shtunës dhe e diela sjell një rritje me dy gradë të temperaturave maksimale duke e ngjitur sërish maksimumin nbë 37 dhe në zona të veçanta dhe në 38 gradë Celsius. Sërish kemi një rritje me dy gradë të temperaturave të mërkurën dhe të enjten”, thotë Tanja Porja.

Termometri pritet të shënojë 39 gradë Celsius në disa zona të caktuara dhe jo në të gjithë territorin.

“Nga jugu në rethinat e Sarandës si zona e Palasës të shkojë 39 apo ta largojë 39 gradëshin. Sigurisht dhe Gjirokastra me rajonin nga Lazarati në Derviçan. Këlycra dhe Kuçova, më lart në Shqipërinë Qendrore, ku zona e Elbasanit dhe Cërrikut pritet ta kalojë 39 gradëshin”, vijon ajo.

Nuk përjashtohen rreshjet e shiut por këto do të jenë të izoluara në zona të larta malore. Megjitahtë në javën e fundit të muajit gusht pritet që një tjetër valë të nxehti të përfshijë Europën aq sa po shënohen temperatura të paregjistruara më parë.

“Vala e tretë që presim në 10-ditëshin e fundit të gushtit shqipërinë e kalon në periferi pasi vetëm në zona të veçanta mund të shënojë 39 apo të tejkalojë 39-gradëshi”, vijon Porja.

Megjithatë temperaturat e muajit gusht thonë meteorologët janë 5 gradë mbi mesataren e muajit të fundit të stinës së nxehtë./tch

Të këshilluara

KFOR: Situatë e qetë në veriun e Kosovës

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të shtunën se janë duke kryer detyrat e tyre normale nën mandatin e përcaktuar me Rezolutës 1244 ...

21:59

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI