Flash

"Kjo s’kish ndodhur në 18 vjet që punoj këtu...", kosovarët braktisin Durrësin

Lapsi.al 4 August 2018
"Kjo s’kish ndodhur në 18 vjet që punoj këtu...",

Nëse para disa vitesh Durrësi u tejmbush me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen.

Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë i janë larguar bregdetit Adriatik. Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel.

“Ka rënie, shumë jo pak. Unë kështu se mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shprehet Ibrahim Osmani.

Ndërsa Lirim Bajrami është nga Tetova dhe ka hapur një restorant në Durrës.

“Këtë vit ka pushues të huaj, polakë, hungarezë, boshnjakë, por Durrësi, dmth plazhi i Durrësit ka shumë pak. Rënia është 30-40% të pushueve të Kosovës, Maqedonisë dmth të shqiptarëve. Në krahasim me vjet është shumë shumë poshtë turizmi, si për kosovarë si për shtetas të huaj”, tha ai.

Por cilat janë arsyet sipas biznesmenëve Kosovarë e Maqedonas, që bashkëkombasit e tyre nuk pushojnë më në Durrës? Por gazetarja Valdete Osmani, nuk bën fajtor kryesor motin.

“Dëshira e kosovarëve, ajo dëshira e madhe e cila është zbehur kohët e fundit për të vizituar Shqipërinë, mendoj se është pikërisht për mungesën e kushteve, mungesën e trajtimit të mirë ndaj tyre dhe mungesa e pastërtisë së Durrësit, derdhja e ujrave të zeza në det. Mungon e një dezinfektim i mushkonjave, të cilat s’të lënë të qetë të hash e një darkë. Me shumicën me të cilët bisedojmë në Prishtinë kur kemi dilemma se ku të shkojmë.. Durrësi, Shëngjini, Velipoja mbeten vendet ku shkohet për zor, pasi i kanë fëmijët e vegjël apo nuk kanë kushte ekonomike për t’i kaluar pushimet më larg”, u shpreh Valdete Osmani./ TCh

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI