Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në Holandë, sfidojnë ‘Mocro Mafian’

Lapsi.al 4 August 2018
Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në Holandë,

Mediat holandeze i kanë kushtuar një artikull ndryshimeve që po pëson tregu holandez i drogës sipas të cilave, ai “gjithnjë e më shumë po futet në duart e kriminelëve shqiptarë, në vend të atyre marokenë apo holandezëve.”

Sic shkruan sot “wnl.tv”, “tregtia e kokainës do të jetë plotësisht në duart e gangsterëve ballkanikë”, duke sfiduar atë që deri sot njihej si ‘Mocro Mafia’.

“Marokenët aktualisht po luftojnë për të bërë transporte të mëdha”, thotë një burim për median, i cili shton se: “Shqiptarët janë partnerë të besueshëm të biznesit. Ata e marrin përsipër transportin”.

Për shkak të këtij ndryshimi të fuqisë, detektivët kanë frikë nga sulmet e dhunshme midis shqiptarëve dhe Mocromaffia. Sipas medias, Policia ka frikë nga një konfrontim i dhunshëm midis kriminelëve atje dhe shqiptarëve që lëvizin lirisht nëpër Evropë.

“Kemi frikë nga një përplasje. Deri tani, shqiptarët po shmangin përdorimin e dhunës sa më shumë të jetë e mundur jashtë atdheut të tyre, por ne e dimë se ata nuk shmangen atëherë kur duhet.”

Ndërkohë, policia ka vështirësinë më të madhe për hetimin e shqiptarëve.

Ata thuhet se mashtrojnë duke përdorur pasaporta false, ndryshojnë emrat ose qëndrojnë për pak kohë në Holandë.

Ata qëndrojnë në Gjermani, bëjnë biznes në Belgjikë dhe marrin drogë nëpërmjet Roterdamit”, thotë një agjent. “Me kohën që i kemi ata në foto, tashmë janë zhdukur. Ata e dinë saktësisht se si punon policia dhe përdorin dobësitë tona”./ WNL

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI