Flash

Atentat me armë truprojës shqiptare në Itali, punonte në kazino

Lapsi.al 4 August 2018
Atentat me armë truprojës shqiptare në Itali, punonte në

Një atentat me armë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Trevizo të Italisë ku në shënjestër ka qenë një 40 vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në rrugën Volta në Oderzo, pranë stacionit të autobusëve. "Corriere" shkruan se shqiptari me iniciale D.Q, punonte si truprojë në një kompani sigurimi, posaçërisht në një kazino në Venecia.

Ndërsa po kthehej në shtëpi, në mbrëmje, ai u përball me një individ që po e priste atë i fshehur në errësirë. Njeriu, me një kapuç në fytyrë, shkarkoi armën në drejtim të tij duke e goditur në shpinë. Plumbi hyri në pjesën e shpatullës, pa i shkaktuar lëndime serioze.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spitalin e Trevisos. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht thuhet se nuk ka lidhje me punën e tij në kazino.

Shqiptari ishte kërcënuar edhe në të kaluarës, pasi dikush kishte hedhur fishekë në kopshtin e shtëpisë së tij. Sipas raporteve paraprake, fishekët ishin të ngjashëm me atë përdorte truproja në armën e tij.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI